Site icon Telegrafi

Luana Vjollca duket më ndryshe pa grim

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale. 

Në Instagram, numëron mbi një milion ndjekës për të cilët publikon imazhe dhe video nga më të ndryshmet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Së fundmi, 27-vjeçarja është shfaqur pa grim dhe duket më ndryshe nga ajo që e shohim në paraqitjet e saj ekstravagante.

Megjithatë, pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar nga fansat e saj të shumtë.

Përndryshe, Luana para pak ditëve publikoi këngën e re “Sonte”, në bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi i njohur si Dani, projekt ky që ka grumbulluar afro një milion shikime në platformën, YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version