Ajo është një prej yjeve shqiptare që tashmë ka bashkëpunuar me shumë prej brendeve të njohura.
Fjala është për artisten Luana Vjollca, e cila së fundmi duket se ka bashkuar forcat me markën e famshme të modës, Philipp Plein.
Këtë e ka bërë të ditur përmes fotosesionit të fundit të realizuar, ku shfaqet atraktive në një kostum leopardi.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës në rrjetet sociale, ka mahnitur në setin e veçantë fotografik.
“Philipp Plein, familje”, ka shkruar ajo.
Biondja shfaqet përkrah disa modelëve të cilët po ashtu duken elegantë me kostume të zeza.
Komplimentet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.
Luana këtë kohë është në përgatitje edhe të një projekti të ri muzikor që pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/