Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë në vëmendje të madhe këtë kohë.
Kjo pasi bëri rikthimin në ekran pas një periudhë të gjatë, ndonëse ishte vazhdimisht e afërt me miqtë e ndjekësit përmes rrjeteve sociale.
Meqenëse është një nga yjet që numëron mbi dy milionë njerëz vetëm në Instagram, biondja nuk heziton që të ndajë imazhe e video të ndryshme.
Ajo së fundmi shkëlqeu me një fustan të shkurtër të kuq, të cilin po ashtu e kombinoi me triko të ngjashme.
“Zemrën ty ta vodha”, tha ajo.
Me këtë rast, 31-vjeçarja mori komplimente të shumta në sesionin e komenteve.
Krahas emisionit, ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re. /Telegrafi/