Site icon Telegrafi

Luana Vjollca, Don Phenom dhe Ervin Qerimi sjellin këngën e re “Bye Bye”

Foto: Screenshot/YouTube

Luana Vjollca, Don Phenom dhe Ervin Qerimi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“Bye Bye” mban titullin kënga e tyre, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur ka mahnitur edhe këtë herë me paraqitjen.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo u shfaq në disa skena atraktive, ku përveç interpretimit mori vëmendje edhe me vallëzim.

Lexo po ashtu Luana Vjollca dhe Lumi B vijnë me këngën e re "Atë natë"

Teksti është shkruar nga Edlir Begolli, Luana dhe Ada Satka me producim po ashtu nga të njëjtit.

Foto: Screenshot/YouTube

Për videon u kujdes produksioni i njohur, Fullmoon.

Luana është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, ku vetëm dy javë më parë e solli një bashkëpunim me Lumi B. /Telegrafi/

Exit mobile version