Luana Vjollca është rikthyer pas një kohe të gjatë me projekt të ri muzikor.
“Atë natë” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me reperin Lumi B.
Dyshja vijnë me një videoklip veror, ritmik dhe i përshtatshëm për këtë periudhë vere.
Teksti është shkruar nga artistët në bashkëpunim me Ada Satka, kurse për producimin u kujdes SBS Entertainment.
Videoja i është besuar produksionit FullMoon, i cili kujdeset për një pjesë të madhe të estradës.
Këngën gjithashtu e keni në platformën YouTube dhe nuk ka dyshim se do të pëlqehet nga publiku.
Luana prej kohësh e ka paralajmëruar këtë projekt, por nuk kishte ndarë detaje. /Telegrafi/