Ashtu siç kishin paralajmëruar, dyshja Luana Vjollca dhe Faydee kanë publikuar tashmë bashkëpunimin e tyre shumë të përfolur.
“Yalla Habibi” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike verore dhe i dedikohet dashurisë.
Muzika është punuar nga Bini Diez dhe Cekic Beats, gjersa për orkestrimin është kujdesur Rrzon Music .
Për tekstin janë kujdesur vet Luana me Faydee-n, në bashkëpunim me Filloreta Raçi – Fifin.
Klipi i këngës është mjaft veror, dhe xhirimet e tij janë kryer në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Kosova, Imagine Films.
Luana përndryshe ka qenë shumë aktive në muzikë muajve të fundit me prurje të shumta, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/