Telegrafi

Luana Vjollca dhe Bardhi publikojnë këngën “Zemrën ta vodha”

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca krahas karrierës në ekran ajo prej vitesh ka eksperimentuar edhe me muzikën.

Dhe së fundmi, prezantuesja ashtu siç kishte paralajmëruar ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Luana ka sjellur një bashkëpunim të ri me reperin, Bardhi të cilën e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Dyshja kanë publikuar këngën me titullin “Zemrën ta vodha” që është prodhim i produksionit “SBS Entertainmet”.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Luanës në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Ndryshe, sa i përket Bardhit kjo vjen pas projektit të tij solo “Të dua” që lansoi rreth dy javë më parë, përveç kësaj rap-artisti është i angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi