Këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca dhe reperi Bardhi, prej kohësh kanë paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar fansat se janë bërë bashkë për një këngë.
Ky projekt i tyre thuhet se do të lansohet brenda pak ditëve dhe si datë e komentuar është 30 marsi.
Ata së fundmi kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale pjesë nga kjo këngë, e cila besohet se do të jetë një hit.
“30 mars”, ka qenë përshkrimi që artisti nga Kumanova ia ka vënë fragmentit të hedhur në Instagram.
Komentet kanë qenë të menjëhershme dhe fansat e tyre mezi po presin për këtë.
Pritet të shihet se si do të rrjedhë kënga dhe se si do të pritet nga publiku. /Telegrafi/