Site icon Telegrafi

Luana Vjollca dëgjon muzikë patriotike të Shkurte Fejzës gjatë udhëtimit në Rrugën e Kombit (Video)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka treguar gjithnjë nëpër intervista se është shumë e lidhur me Kosovën, shtet të cilin nuk heziton ta vizitojë shumë herë brenda vitit.

Është përfolur disa herë se vizitat e saj të shpeshta në Prishtinë, kanë të bëjnë me një djalosh kosovar i cili thuhet se ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshes nga Tirana, megjithatë asgjë deri më tani nuk është konfirmuar sa i përket kësaj teme.

Së fundmi, bukuroshja Vjollca ka vizituar sërish Kosovën, gjersa në një video të publikuar në Instagram Story ajo ka ndarë me fansat disa momente nga udhëtimi i saj përgjatë rrugës së Kombit.

Lexo po ashtu Luana Vjollca kopjon Beyoncen! (Foto)

Luana ka treguar se gjatë ardhjes për në Prishtinë ka dëgjuar këngën e njohur patriotike “Mora fjalë” të këngëtares së madhe Shkurte Fejza.

Në videon e publikuar, ajo ka shfaqur edhe lokacionin “Rruga e Kombit”, duke treguar kështu për emocionet që përjeton teksa kalon nëpër këtë rrugë. /Telegrafi/

Exit mobile version