Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, gjendet çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Shiko kush luan”.
Nga java në javë, ajo duket mjaft tërheqëse dhe arrin gjithmonë të marrë vëmendjen e fansave për dukjen e saj.
Ajo shquhet për pamjen e saj bionde, së cilës i ka qëndruar besnike tash e sa vite.
Mirëpo në imazhet e fundit të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, Luana ka treguar se pas kaq kohësh e ka “tradhtuar” ngjyrën e saj të zakonshme të flokëve.
Ajo është shndërruar në një brune të theksuar, duke i lyer flokët e saj në ngjyrën gështenjë të errët.
Luana publikoi disa fotografi me dukjen e re në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse me një fustan të shkurtër të zi.
“Kush je ti? Çfarë I ke bërë Luanës”, shkroi moderatorja Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjeklësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë kombplimentuar për ndryshimin e ri. /Telegrafi/