Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, gjithmonë di të tërheq vëmendjen e fansave.
Në rrjete sociale ajo është tejet aktive, duke ndarë kështu informacione nga jeta dhe karriera profesionale.
Sa i përket paraqitjeve televizive, Luana mundohet që të kurojë secilin detaj të dukjes së saj.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram bukuroshja bionde është shfaqur më ndryshe se më parë.
Flokët e gjata i ka lënë të lira mbi super, kurse kësaj radhe zgjodhi t’i bëjë edhe balluket.
Postimi i artistes mori mijëra pëlqime nga ndjekësit, përfshirë edhe komete nga më të ndryshmet.
Theksojmë se “Locos” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Jay Santos. /Telegrafi/