Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka shumë fansa.
Ajo është mjaft e pëlqyer për hijeshinë e saj skenike dhe këngët që sjell për fansat e saj.
Duke qenë kaq e pëlqyer, edhe befasitë për të nga ana e tifozëve nuk mungojnë.
Së fundmi, prezantuesja e njohur ka bërë të ditur përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory, se çfarë ka gjetur poshtë hyrjes kur është kthyer orëve të vona në shtëpi.
Bëhet fjalë për një dhuratë nga një prej fanseve të saj më të zjarrta, që ishte një çokollatë së bashku me disa kartolina të zbukuruara.
“Ja fansja më e mirë në botë! Shpirti im që ma mbushë zemrën plot! Të dua”, janë fjalët e Luanës në InstaStory.
Përndryshe, prezantuesja Vjollca vazhdon të jetë çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Shiko kush luan”. /Telegrafi/