Telegrafi

Luana Vjollca arrin mbi një milion klikime për vetëm një ditë me këngën e re “Locos”

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, të premten (14 gusht) prezantoi këngën e saj të re.

“Locos” titullohet ky projekt, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin e njohur nga Kolumbia, Jay Santos.

Kënga duket se u prit shumë mirë nga admiruesit e tyre dhe vetëm për një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

Luana Vjollca arrin një milion klikime në projekin e ri (Foto: Instagram)

Lajmit i është gëzuar edhe vet artistja, derisa ka ndarë suksesin në rrjetet sociale me 1.8 milion ndjekësit e saj.

Lexo po ashtu Luana Vjollca publikon këngën “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos

“Një milion, Locos”, ka qenë përshkrimi i imazhit ku shfaqet me një nga dukjet e klipit të ri – i cili njëherësh u komentua tejet shumë nga publiku.

Ky është vetëm një nga sukseset e radhës që i është shtuar në listë bukuroshes shqiptare.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk po ndalet së punuari në projekte të tjera të cilat do i zbulojë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/