Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, të premten (14 gusht) prezantoi këngën e saj të re.
“Locos” titullohet ky projekt, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin e njohur nga Kolumbia, Jay Santos.
Kënga duket se u prit shumë mirë nga admiruesit e tyre dhe vetëm për një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.
Lajmit i është gëzuar edhe vet artistja, derisa ka ndarë suksesin në rrjetet sociale me 1.8 milion ndjekësit e saj.
“Një milion, Locos”, ka qenë përshkrimi i imazhit ku shfaqet me një nga dukjet e klipit të ri – i cili njëherësh u komentua tejet shumë nga publiku.
Ky është vetëm një nga sukseset e radhës që i është shtuar në listë bukuroshes shqiptare.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk po ndalet së punuari në projekte të tjera të cilat do i zbulojë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/