Luana Vjollca qëndron të jetë ndër prezantueset dhe këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare.
Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe dhe video, të cilat komentohen në masë të madhe nga fansat.
Kështu ka rastisur të ndodhë edhe gjatë ditës së sotme (e premte) në një imazh që e publikoi në rrjetin social Instagram.
Bukuroshja bionde zgjodhi që të heq shikimin nga kamera, duke marrë poza atraktive që u pëlqyen nga 1.9 milionë ndjekësit e saj.
“Rrugës për në…”, ka qenë përshkrimi i Luanës për këtë imazh.
Sa i përket projekteve muzikore, “Locos” është hiti i fundit që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o