Telegrafi

Luana Vjolla njofton adhuruesit pse u largua nga rrjetet sociale

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Luana Vjollca ka konfirmuar distancimin e saj nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar një postim në Instastory ku ka treguar pse është larguar pak nga rrjetet sociale.

Këngëtarja dhe prezantuesja që drejton edhe emisionin “Shiko kush Luan”.

Në postimin e saj Luana tregon se po punon fort për një gjë të re.

“Ju dua të gjithëve! Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ma mbush zemrën plot! Faleminderit!”, deklaroi Luana.

Ajo së fundmi qëndroi në pushime luksoze me të dashurin e saj, Krenar Çoçaj. /Telegrafi/