Site icon Telegrafi

Luana vendos të publikojë për fansat prapaskenat e klipit “Një mijë vjet”

Luana Vjollca Foto: Instagram/luanavjollca

Ajo njihet për punën e palodhshme që bënë në karrierën profesionale.

Dhe Luana Vjollca nuk e ka ndërmend të ndalet, edhe pas përfundimit të emisionit të saj.

Vëmendja e saj duket se është përqendruar më shumë në muzikë, derisa ka lansuar së fundmi këngën “Një mijë vjet”.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të ndajë disa momente nga prapaskenat me ndjekësit e saj.

Për të njëjtën prodhimtari janë përkujdesur producentët Rzon dhe Pllumb, kurse tekstin e ka shkruar Yll Limani.

Theksojmë se në klip Luana u shfaq me një veshje tejet unike, duke mos kursyer as edhe ekspozimin e tipareve trupore.

Në kanalin YouTube ka filluar menjëherë të pëlqehet kënga, pas së cilës ajo u bë pjesë e ‘Sony Music’. /Telegrafi/

Exit mobile version