Telegrafi

Luana vë në pah linjat trupore teksa publikon një fotografi tërheqëse nga Dubai

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, numëron 1.7 milion ndjekës, teksa nuk ngurron të sjellë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar as pozat provokuese në koleksionin e saj.

Sot (e diel), biondja ka publikuar një fotografi atraktive në bikini nga pushimet e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe më saktësisht në Dubai.

Duke vënë në pah hiret trupore, biondja rrëmbeu gjithë vëmendjen e ndjekësve, dhe fotoja ka kaluar 63 mijë pëlqime e po ashtu qindra komente.

Kejvina Kthella, Arjola Demiri, Dhurata Dora dhe Agnesa Vuthaj janë ndër yjet që e komplimentuan 28-vjeçaren për këtë dukje.

“Kam harruar të publikoj këtë foto, Dubai”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndërkaq, Luana së shpejti pritet të sjellë projektin e parë muzikor për vitin 2020, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë për publikun. /Telegrafi/