Telegrafi

Luana vazhdon të publikojë fotografi nga pushimet

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Luana Vjollca është duke i vazhduar pushimet në Maldive, nga ku shpërndan fotografi për fansat e saj të shumtë.

Në profilin e moderatores në Instagram, ku numëron mbi 1.4 milion ndjekës, ajo ka publikuar kohë pas kohe fotografi që vënë në plan të parë bukurinë e saj.

Nga imazhet e publikuara, nuk kanë munguar edhe ato me bikini të realizuara në plazh, ku prezantuesja e shndërruar në këngëtare tregon fizikun e saj, për të cilin është përfolur aq shumë.

Gjatë të mërkurës, Luana ka pozuar e shtrirë në plazh me bikini të kuqe, me një prapavijë të bukur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Në përshkrimin e fotografisë, ajo e ka shkruar titullin e këngës më të fundit, “Boll u bo tu vujt”, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Videoja muzikore e kësaj kënge u lansua më 15 shkurt dhe është shikuar afro 2.5 milionë herë në YouTube, pa kaluar dy javë nga publikimi.

Më poshtë jua sjellim disa prej fotografive që Luana i ka realizuar gjatë pushimeve në Maldive. /Telegrafi/