Luana Vjollca është duke i shijuar pushimet në Mauritius, në ishullin që ndodhet në juglindje të kontinentit të Afrikës, gjegjësisht në lindje të Madagaskarit.
Ajo është kujdesur që për dy milionë fansat e saj në Instagram të sjellë disa fotografi që vënë në plan të parë dukjen e saj.
Moderatorja e famshme ka të veshur një fustan dypjesësh që ia thekson figurën trupore dhe në dorë mban një gotë.
“Një martini me shumë fotografi, ju lutem”, është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja në këtë postim.
Dhe natyrisht që publikimin e ka shoqëruar me imazhe të shumta, në të cilat duket e mrekullueshme, derisa në InstaStory ka shpërndarë video duke u argëtuar. /Telegrafi/