Luana Vjollca është një person shumë i lidhur me familjen.
Prezantuesja është tepër e angazhuar me karrierën e saj, por gjenë kohën për familjen e saj.
Bukuroshja tash ka publikuar një foto me motrën e saj, Lirën, të cilës ja ka uruar ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Forca jote, mirësia dhe dashuria janë inspiruese për ne. E bekuar që të kem një motër shembull si ty”, u shpreh Luana në urimin e saj.
Luana shpesh shfaqet me motrën Lirën, edhe pse ajo është jashtë syrit të publikut.
Bukuroshja prej kohësh drejton emisionin “Shiko kush LUAN” duke e bërë në pak puntata prej emisioneve më të shikuara.
Besohet se një nga femrat më seksi shqiptare është në lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. /Telegrafi/