Luana Vjollca është ndër femrat më atraktive shqiptare, ndërsa ndiqet me shumë kërshëri nga fansat e shumtë në rrjetet sociale.
Moderatorja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 1.5 milionë ndjekës në Instagram, ku publikon fotografi që vënë në plan të parë dukjen e saj.
Edhe gjatë të dielës, ajo e ka shpërndarë një imazh, në të cilin duket e mrekullueshme e veshur me kostum të larjes.
Këtë veshje, bukuroshja e ka pasur në njërën nga skenat e videoklipit më të ri të këngës “Yalla Habibi”.
Bashkëpunimi me Faydee u lansua të shtunën, ndërsa tashmë ka kaluar shifrën prej 1.5 milion shikimesh në YouTube. /Telegrafi/