Publikimi imazheve që vënë në plan të parë vijën trupore të Luana Vjollcës janë të zakonshme në rrjetet sociale. Bukuroshja e ka publikuar një të tillë gjatë të shtunës duke pozuar me fustan të shkurtër.
“Do pi unë sonte…”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron rreth 1.5 milion ndjekës.
Ajo e ka publikuar edhe një video në InstaStory, ku ec në mënyrë atraktive duke vënë në pah dukjen e saj.
Theksojmë se krahas të qenit një moderatore e suksesshme, Luana e ka provuar veten edhe në muzikë duke i lansuar disa këngë që janë pëlqyer.
Realizimi më i fundit muzikor i saj është “Boll u bo tu vujt” që u lansua para dy muajsh dhe numëron mbi 3.2 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/