Luana Vjollca është njëra prej femrave më atraktive shqiptare, e cila tërheq vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Moderatorja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 1.1 milion ndjekës në Instagram, të cilët i presin me kërshëri fotografitë dhe videot që i poston ajo.
Këtë fundjavë, ajo ka publikuar imazhe që nuk e lënë askënd indiferent. E veshur me një fustan të kuq që ia ekspozojnë këmbët, Luana ka marrë qindra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
Në bazë të lokacionit të përshkruar, biondja atraktive këto poza i ka realizuar në Itali.
Në përshkrimet e imazheve, bukuroshja ka përdorur vargje nga kënga e saj më e re, “Vetëm ty”.
Luana e lansoi këngën e re para dy ditësh dhe e shoqëroi me videoklip, ndërsa projekti është pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj.
Videoklipi që e sjell bionden e popullarizuar në poza tërheqëse, deri më tani është shikuar afro gjysmë milioni herë. /Telegrafi/