Site icon Telegrafi

Luana: Do të bëhem nënë kur të jem 30 vjeçe

Luana Vjollca është një prej personazheve më të komentuara sa i përket dukjes së saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe thashethemet për jetën e saj private.

Fundjavën që shkoi, moderatorja e popullarizuar nxiti një spekulim duke thënë se ishte shtatzënë.

Megjithatë, më pas përgënjeshtroi duke thënë se ishte vetëm një shaka.

(Foto: Instagram/LuanaVjollca)

“Kam shtuar shumë kile, kush ju tha se nuk jam shtatzënë”, ka thënë Luana, citon TCH.

Ndërsa në vazhdën e emisionit tregoi se në çfarë moshe planifikonte të bëhej nënë.

(Foto: Instagram/Luana Vjollca)

“Tashmë po ju përgjigjem sinqerisht, rreth 30 vjeç”, ka theksuar bukuroshja.

Lexo po ashtu Mjeku estetik Skerdi Faria: Luana nuk ka bërë ndërhyrje (Foto/Video)

Edhe pse ka vazhdimisht spekulime për ndërhyrje kirurgjike, ditë më parë mjeku estetik i të famshmëve, Skerdi Faria, theksoi se nuk beson që biondja e ekranit ka bërë ndonjë intervenim kirurgjik.

Në emisionin Një kat më lart, ai tha se edhe pse komentohet shumë, Luana nuk ka ndërhyrje.

“Ajo mund të ketë hequr dhjamë në disa zona dhe i ka vendosur në vithe”, deklaroi Skerdi duke theksuar së për ndërhyrje nuk beson. /Telegrafi/

Exit mobile version