Luana Vjollca ka shtuar edhe një tjetër fotografi në galerinë e kësaj vere.
Prezantuesja e shndërruar në këngëtare gjatë kësaj vere ka sjellë imazhe të shumta që vënë në dukje figurën e saj atraktive.
Dhe derisa është duke pushuar në Mykonos të Greqisë, biondja e bukur ka publikuar një fotografi që tregon linjat e saja të bujshme.
Ajo shfaqet e veshur me bikini të verdha, me syze, ndërsa në dorë ka një gotë.
Teksa në plan të parë është gjoksi i moderatores së njohur të ekraneve shqiptare.
Më poshtë jua sjellim disa prej fotografie që i ka publikuar Luana këto ditë në Instagram. /Telegrafi/