Telegrafi

Luana sjell një fotografi me bikini

Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Në këtë kohë të vetizolimit, profilet e yjeve të njohura në rrjetet sociale janë të mbushura me fotografi nga e kaluara.

Shumë prej personazheve të skenës dhe ekranit zgjedhin që krahas imazheve nga qëndrimi në shtëpi apo sfidave të ndryshme, të risjellin edhe fotografi të realizuara më herët.

Natyrisht se momentet e bukura nga pushimet janë ato që pëlqehen më shumë nga ndjekësit e tyre, prandaj të gjithë zgjedhin t’i rikujtojnë ato çaste.

Moderatorja e njohur, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare, Luana Vjollca, gjatë të dielës e ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me bikini të kuqe.

Lexo po ashtu Luana Vjollca publikon klipin e ri "Pa panik"

Ndryshe, “Pa panik” është titulli i këngës që bukuroshja e solli gjatë muajit mars dhe e shoqëroi me videoklip. /Telegrafi/