Site icon Telegrafi

Luana sjell fotografi nga viti 2008, ku shfaqet si 16-vjeçare

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Luana Vjollca është një prej prezantueseve më atraktive të ekraneve shqiptare dhe biondja e popullarizuar është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Në listën e publikuar ditë më parë për shqiptarët e famshëm më të ndjekur në Instagram, ajo renditet e dyta, vetëm pas Enca Haxhisë, me mbi 1.4 milion ndjekës.

Pos karrierës së saj si prezantuese, ajo e ka provuar veten edhe në muzikë duke realizuar disa këngë që janë shndërruar në hite.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Luana Vjollcën

Shpeshherë ka pasur thashetheme për ndërhyrje kirurgjike, mirëpo bukuroshja i ka hedhur poshtë këto pohime.

Ndërsa gjatë të dielës, Luana i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, të realizuara në vitin 2008.

Prezantuesja shfaqet si 16-vjeçare para 11 vitesh dhe mund të shihni ndryshimin e madh që ka pësuar në dukjen e saj me kalimin e viteve.

“11 vite më parë… Unë 16 vjeçe. Çfarë gjeta sot… Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! P.S.: 48 kg”, ka shkruar Luana në përshkrim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version