Sezoni i sivjetmë veror është shoqëruar me publikimin e shumë imazheve me bikini të bukuroshes së ekraneve shqiptare, Luana Vjollca.
Moderatorja e shndërruar në këngëtare ka sjellë një sërë fotografish në Instagram, ku numëron mbi 1.2 milion ndjekës.
Ndërsa gjatë të mërkurës, ajo ka pozuar me një kostum larjeje të kuq, të ngjashëm me yjet e hit-serialit të dikurshëm, “Baywatch”.
Dhe pikërisht këtë përshkrim e ka bërë Luana në postimin e saj duke e shoqëruar edhe me hashtag.
“Baywatch” ka qenë një serial i zhanrit aksion-dramë që fliste për rojet e plazhit që patrullonin në plazhet e qarkut të Los Angelesit.
Seriali me David Hasselhoffin në rolin kryesor u shndërrua në një prej serialeve më të shikuara në botë, ndërsa është transmetuar gjatë viteve 1989-1999 me titullin origjinal dhe më pas, nga 1999 deri në vitin 2001 si “Baywatch: Hawaii”.
Pamela Anderson, Carmen Electra, Gena Lee Nolin e Yasmine Bleeth, janë disa prej bukurosheve që kanë luajtur në atë serial.
Në vitin 2017 u xhirua filmi “Baywatch”, me Dwayne Johnson, Zac Efron, Jon Bass, Alexandra Daddario, Kelly Rohrbach e Priyanka Chopra, në rolet kryesore. /Telegrafi/