Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ditë më parë tregoi se është duke punuar në disa projekte të reja.
Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Luana Vjollca numëron mbi një milion ndjekës.
E njëjta publikon shpesh fotografi nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, Luana ka publikuar një fotografi në lnstagram, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur në të zezë, teksa pozon pranë veturës së saj luksoze.
Bukuroshja, e cila shquhet për linjat e saj atraktive, dukej mjaft sportive në një palë atlete të bardha dhe syze të markës ‘Versace’.
Ajo ka shkruar “Bisha” në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar veturës që ka në prapavijë. /Telegrafi/