Site icon Telegrafi

Luana publikon një ‘selfie’ atraktiv me Marinën, e quan “Gjysma ime”

Motrat Vjollca, Luana dhe Marina vazhdojnë të jenë ndër personazhet më atraktive të ekranit.

Ato janë shumë të ndjekura edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat momente nga jeta e tyre e përditshme.

Marina dhe Luana Vjollca (Foto: Luana Vjollca/Instagram)

Së fundmi, ka qenë Luana ajo e cila ka vendosur të publikojë për fansat një ‘selfie’, ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Marinën.

Ato duken shumë bukur dhe të freskëta, teksa bëjnë për vete fansat me pamjen e tyre prej biondeje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Gjysma ime”, kishte shkruar Luana në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu dashurisë së madhe që ka për të motrën.

Marina ka qenë shumë e përfolur këto ditë në media, veçanërisht për një shtatzëni të mundshme, gjë të cilën e ka mohuar.

Ndërsa Luana, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë disa projekte të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version