Luana Vjollca ka zgjedhur një mënyrë të interesante për ta uruar divën e muzikës pop, Beyonce Knowles, për ditëlindje.
Jemi mësuar ta shohim moderatoren e famshme duke vënë në pah format e saja trupore, ndërsa gjatë kësaj vere nuk kanë munguar pozat e shumta me bikini.
Ajo ka arritur shpesh të marrë vëmendjen e fansave me postimet në rrjetet sociale – imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.
Në ndërkohë, gjatë të martës, Luana e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar nga plazhi dhe duket shumë tërheqëse me bikini.
Përshkrimi i kësaj fotografie është interesant duke qenë se i dedikohet ditëlindjes së 37-të të këngëtares së famshme amerikane.
“Urime ditëlindjen Beyonce”, shkruan pranë fotografisë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Beyonce Giselle Knowles ka lindur më 4 shtator të vitit 1981 në Houston të Teksasit dhe është një prej këngëtareve më të famshme në botë. /Telegrafi/