Luana Vjollca çdo ditë e më shumë tërheq vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.
Prezantuesja e shndërruar në këngëtare di të joshë sa herë që fokusi i kamerës është te trupi i saj.
Në një imazh të postuar të dielën, ajo shfaqet nën ujë në një pozë që nuk e lë askënd të qetë.
Në këtë imazh, biondja e famshme ka vënë në pah të pasmet e saja të bujshme.
“Sikur të mund të jetoja këtu”, ka shkruar Luana në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, ku numëron mbi 841 mijë ndjekës.
Më poshtë mund t’i shikoni disa poza të tjera atraktive të bukuroshes që i ka sjellë gjatë kësaj vere. /Telegrafi/