Telegrafi

Luana pozon në të bardha: Faleminderit Zot për çdo frymëmarrje

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Moderatorja e njohur Luana Vjollca merr gjithmonë vëmendjen e fansave me pozat e saj atraktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka pozuar e tëra në të bardha duke simbolizuar kështu shpresën dhe paqen.

Në përshkrimin e fotografisë, ajo bëri një falënderim ndaj Zotit për mundësinë e të jetuarit që ia jep çdo ditë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Faleminderit Zot për cdo frymëmarrje”, ka shkruar ajo.

Luana përndryshe përfundoi një tjetër sezon të suksesshëm të emisionit të saj, “Shiku kush luan”.

Ajo u ka bërë me dije fansave që do të rikthehet shumë shpejt në ekran, gjersa ka premtuar edhe projekte të reja muzikore. /Telegrafi/