Telegrafi

Luana nuk vesh gjithnjë të njëjtat këpucë, sqaron njëherë e mirë se si qëndron e vërteta (Foto)

Moderatorja Luana Vjollca është padyshim një prej figurave më elegante të ekranit.

Ajo vishet gjithnjë bukur dhe me shija, teksa pika e saj e fortë mbeten linjat trupore, të cilat i ka për lakmi.

Duke qenë çdo javë e pranishme në televizion, me doemos që do të biesh edhe në syrin e kritikëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Kjo në fakt i ka ndodhur Luana Vjollcës e cila është akuzuar nga kritikët e modës dhe mediat se vesh çdo javë të njëjtat këpucë, takat me ngjyrë krem.

Por në fakt kjo gjë mesa duket nuk është e vërtetë, pasi Luana vesh të çdo javë këpucë të reja, por që ngjasojnë me njëra-tjetrën, pavarësisht se mund të ketë tjetër nuancë, material apo edhe koncept.

Në një video të publikuar në Instagram Story, Luana ka shfaqur tre palë këpucë nga koleksioni i saj, të cilat nuk janë të njëjta por ngjasojnë shumë, duke shpjeguar njëherë e mirë faktin se ajo nuk vesh të njëjtat çdo herë. /Telegrafi/