Site icon Telegrafi

Luana nuk largohet nga Top Channel, edhe këtë vit do të vazhdojë prezantimin në “Pa Limit” (Video)

Është përfolur shumë për largimet e prezantuesve nga ekrani i madh “Top Channel”, por mesa duket jo të gjitha lajmet dalin të jenë të vërteta.

Muaj më parë është thënë se Luana Vjollca është një nga emrat që pritej të largohej nga prezantimi në ekran, dhe kjo për shkak të raporteve të saj jo shumë të mira me Lori Hoxhën.

Por, këngëtarja dhe prezantuesja ka bërë të ditur së fundmi se do të vazhdojë edhe për një sezonë tjetër rrugëtimin e saj në programin “Pa Limit”, i cili do të transmetohet të dielave në Top Channel.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me pjestarët e tjerë të emisionit, teksa bëjnë të ditur se emisioni i tyre i ri fillon shumë shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version