Site icon Telegrafi

Luana nis xhirimet e klipit të ri, shfaqet atraktive në një skenë nga pishina

Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Përgjatë një periudhe të shkurtër kohore ka publikuar dy projekte muzikore. Fjala është për Luana Vjollcën, e cila në muajt e fundit solli dy bashkëpunime, njërin me Ramadan Krasniqin – Danin dhe tjetrin me grupin “TNT”.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi këngëtarja shqiptare sërish po vjen në një bashkëpunim, emrin e të cilit nuk e ka bërë publik akoma.

Megjithatë, biondja ka nisur xhirimet e videoklipit të ri dhe në një pjesë shfaqet mjaft joshëse nga pishina.

“Natën vonë”, ka shkruar ajo krahas një videoje, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

27-vjeçarja edhe në këtë këngë është duke bashkëpunuar me producentin Bini Diez dhe stilisten Blerina Kllokoqi-Rugova.

Ndryshe, kënga e saj e fundit me “TNT”, “Moj Bjondinë me sytë e zi”, ka mbledhur mbi dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

 

Exit mobile version