Luana Vjollca është shumë e angazhuar gjatë verës me mbrëmje të shumta muzikore.
“Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty” janë dy këngët që ajo solli këtë verë, të cilat edhe e rikthyen në treg duke e bërë shumë aktive.
Ajo është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet mjaft provokuese në një veshje të bardhë plot shkëlqim.
Ajo ka vënë në pah linjat atraktive, dhe pamjen e saj prej biondeje, me të cilën duket shumë tërheqëse
Për dukjen e saj në këtë koncert, ishte kujdesur stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi-Rugova.
“Unë jam gati, po ju?”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e videos, pak para se të fillonte koncertin në Gostivar. /Telegrafi/