Telegrafi

Luana në studio, përgatit këngën e re

Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Luana Vjollca nuk pushon në asnjë moment në ndërtimin e karrierës së saj. Biondja e popullarizuar ka vendosur të sjellë projekt të ri muzikor.

Në periudhën kur është duke pushuar nga prezantimi, ajo ka hyrë në studio për të sjellë materiale të reja muzikore.

Bukuroshja e ka publikuar një fotografi nga një studio në Prishtinë, ku është duke e përgatitur këngën e re.

“Është koha për muzikë. Baladë apo ritmike? Solo apo bashkëpunim?”, ka shkruar Luana në përshkrimin e fotografisë.

“Ti Amo” është një prej realizimeve të fundit muzikore të biondes që u publikua me videoklip në muajin nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/