Luana Vjollca është e njohur për format e pëlqyeshme trupore, prandaj fotografitë që ajo i publikon tërheqin vëmendjen e fansave.
Në profilin e saj në Instagram, moderatorja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 1.1 milion ndjekës dhe është mjaft aktive në këtë rrjet social.
Gjatë të dielës, ajo e ka publikuar një fotografi me bikini, me ç’rast ka pozuar në plazh.
“Ka pyetur kush për mua?”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Luana e ka postuar edhe një tjetër fotografi, ku ka pozuar me një fustan të shkurtë dhe duket joshëse.
Në ndërkohë, Luana është duke e shijuar suksesin e këngës “Mi dhe flakë mallit tim”.
Bashkëpunimi me Bujar Qamilin është publikuar me 8 qershor dhe aktualisht numëron mbi 5.3 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/