Luana Vjollca është padyshim ndër yjet shqiptare më të ndjekura në Instagram.
Biondja atraktive ka kaluar shifrën prej 900 mijë ndjekësish në këtë rrjet social dhe këtë arritje e ka shënuar në një mënyrë të veçantë.
Në një nga plazhet e Xhamajkës, prezantuesja e shndërruar në këngëtare ka shkruar ‘900K’ dhe fotografinë e ka publikuar për t’i falënderuar ndjekësit e saj.
“Një dashuri”, shkruan në përshkrimin e fotografisë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Është raportuar se Luana ndodhet në Xhamajka, ku ka shkuar për muajin e mjaltit motra e saj, Marina, pas martesës me reperin nga Kosova, Getoar Selimi.
Nga atje, ajo vazhdimisht ka publikuar fotografi në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë format e saja trupore.
Krahas të qenit aktive në rrjetet sociale dhe në ekran, Luana ndjek edhe pasionin e saj për muzikën.
Ndër projektet e saja të fundit muzikore është kënga “Benzina”, e cila u publikua me videoklip në muajin korrik.
Deri më tani, videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar rreth 1.7 milion herë në YouTube. /Telegrafi/