Luana Vjollca vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë dukjes së saj, si njëra prej prezantueseve më atraktive shqiptare.
Çdo fundjavë, ajo është pjesë e emisionit të saj televiziv, ndërsa ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale mezi presin të shohin përzgjedhjen e re të veshjes.
Këtë javë, biondja e famshme ka zgjedhur të veshë një fustan të zi të gjatë, pakëz solemn, të cilin e ka kombinuar me këpuca të zeza.
Pjesa e sipërme e gjoksit është e hapur, me ç’rast vihet në plan të parë gjoksi i bujshëm i bukuroshes.
“Shiko kush Luan” është emisioni më i ri i Luanës që është duke u shikuar në masë të madhe nga publiku shqiptar.
Natyrisht se përveç joshjes që u bën vet prezantuesja teleshikuesve, formati i emisionit dhe mysafirët janë atraktivë për publikun.
Nga ana tjetër, Luana është paksa më e qetë sa i përket karrierës muzikore, duke qenë se këngët e reja i publikon më rrallë.
“Benzina” është kënga që ajo e ka sjellë në korrik të këtij viti, ndërsa numëron dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/