Dy ditë më parë, moderatorja seksi e “Top Channel”, Luana Vjollca, postoi një foto në “InstaStories”.
Ajo mbante në dorë një libër dhe dukej sikur kishte filluar të lexonte “mbrapsht”.
Por Luana Vjollca i ka hedhur poshtë aludimet, duke ofenduar të gjithë ata që e kanë “akuzuar” se po bënte sikur po lexonte.
“Nuk e di a është dashakeqësi apo jeni vërtet kaq injorantë? Për ata që nuk shohin mirë nga sytë”, shkruan Luana.
Ajo i ka ripostuar sërish fotot me libër, ku evidentonte edhe numrat e faqeve, për të treguar se në të vërtetë librin po e mbante në mënyrën e duhur.