Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 29-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë.
Në orët e para të mëngjesit të datës 2 shtator, Luana është befasuar me një surprizë të këndshme.
Ajo ka publikuar disa imazhe nga një festë befasi e zhvilluar në tarracën e banesës, ku ka pozuar me pizhama pranë luleve dhe tullumbaceve.
“29 vjetori festohet me pizhama e pa grim. Jua dua”, ka shkruar moderatorja Vjollca në mbishkrimin e fotografive të ndara me ndjekësit në Instagram.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që bukuroshja ka pranuar nga ndjekësit në hapësirën për komente.
Luana përndryshe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me sezonin e ri të emisionit argëtues “Shiko kush luan”. /Telegrafi/