Prezantuesja Luana Vjollca është treguar edhe një herë atraktive.
Bukuroshja është shfaqur me një xhaketë të kaltër dhe flokë të rrafshëta e grim të thjeshtë, teksa ka vizituar një prej vendeve më me vlerë në Kosovë.
Vet Luana u shpreh tejet e ngazëllyer për këtë vizitë.
“Sot vizitova një ndër trashëgimitë kulturore të Kosovës. Ulpiana ishte kaq e bukur”, u shpreh Luana në foton e publikuar në Instagram.
Prezantuesja dhe këngëtarja prej kohësh po shijon një romancë me biznesmenin, Krenar Çoçaj.
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Luana është lidhur shumë me Kosovën dhe viziton shpesh Prishtinën.
Luana Vjollca ka paralajmëruar projekte të reja për karrierën e saj. /Telegrafi/