Site icon Telegrafi

Luana duket atraktive me kostum elegant, ndërsa vë në pah gjoksin

Foto: Lyuana Vjollca/Instagram

Luana Vjollca po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, në bashkëpunim me Faydee.

Kënga e tyre “Habibi” është pritur mirë nga fansat e të dy palëve, duke arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Luana ndërkohë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja e Top Channel ka ndarë me fansat disa imazhe, të realizuara në Milan.

Biondja shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë krem, me dekolte të hapur që i mundësonte vënien në pah të gjoksit atraktiv.

Teksa është dukur mjaft tërheqëse në kostum, e njëjta ka marrë vëmendjen edhe me ndryshimin e ri të bërë në dukje, duke lëshuar baluket e saj.

Për dukjen e saj gjithnjë atraktive kujdeset stilistja e njohur, njëherësh tashmë mikja e besuar e Luanës, Blerina Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/

Exit mobile version