Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, duket se po e shijon tejet shumë këtë periudhë në karantinë.
Biondja, e cila është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi atraktive me anë të së cilës tregon se ‘ky pushim’ kishte qenë i nevojshëm për të.
“Nuk e kisha kuptuar se paskam pas nevojë për pak pushim”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.
Ndërkohë, imazhi për vetëm pak minuta arriti të grumbullojë pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.
Si shumë nga personalitetet e tjera, edhe Luana këtë kohë ka pezulluar të gjitha aktivitetet lidhur me programin e saj të ri.
Në anën tjetër, në këtë kohë ajo publikoi këngën e re “Pa Panik” që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/