Site icon Telegrafi

Luana dukej mahnitëse në Pejë (Foto/Video)

Luana Vjollca gjithmonë di të tërheqë vëmendje me dukjen dhe pozat që zgjedh t’i publikojë në rrjetet sociale.

Prezantuesja e shndërruar në këngëtare ka ardhur me një kreacion të dizajneres Blerina Kllokoqi-Rugova, me ç’rast duket për mrekulli.

Lexo po ashtu Fansat në Pejë mbushin me dhurata dhe kujtime të përjetshme Luana Vjollcën (Foto)

Me fustanin që ka veshur, ajo është kujdesur që të vë në pah hiret e saj.

Në përshkrimin e lokacionit, bukuroshja ka treguar se ndodhej në Pejë. Në fakt, Luana të premten ka performuar në “Transit Club”, ku ka kaluar më së miri në praninë e fansave të shumtë. Këtë gjë ajo e ka treguar përmes rrjeteve sociale duke publikuar imazhe të ndryshme, ku shfaqej me dhuratat që i kishte marrë nga fansat.

Luana gjithmonë duket bukur (Instagram)

Në ndërkohë, javë më parë i dashuri i saj i spekuluar, Krenar Çoçaj, është dënuar me gjashtë muaj burg, i cili dënim me pëlqimin e do të zëvendësohet me gjobë gjithashtu duke ia llogaritur 20 euro për një ditë burgim. /Telegrafi/

Gjithmonë tërheq vëmendje me imazhet që i poston në rrjetet sociale (Instagram)
Exit mobile version