Site icon Telegrafi

Luana dhe Marina Vjollca vizitojnë Parlamentin e Shqipërisë së bashku me fëmijët jetimë

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që shumë prej fytyrave publike të solidarizohen me njerëzit në nevojë.

Ditë më parë, bukuroshja Luana Vjollca dhe stilistja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, shtruan një iftar për një familje në nevojë në Ferizaj.

Lexo po ashtu Luana Vjollca dhe Blerina Kllokoqi-Rugova kalojnë iftarin e parë me "një nënë heroinë"

E ndërsa sot (e shtunë), Luana bashkë me motrën e saj, Marinën, kanë vizituar Parlamentin e Shqipërisë.

Luana dhe Marina në vizitë sot në Parlamentin e Shqipërisë (Foto: Luana Vjollca/Instagram)

Këtë vizitë, ato e kanë bërë bashkë me fëmijët jetimë, të cilët janë ndjerë të lumtur me prezencën e dy motrave bukuroshe në sallë.

“Një eksperiencë fantastike sot në Parlamentin e Shqipërisë në mbështetje të fëmijëve jetimë. Janë aq të mrekullueshëm sa pafajësia e tyre.. Zoti i bekoftë!!! Zëri i tyre duhet të dëgjohet patjetër”, ka shkruar Luana Vjollca në Instagram.

Komentet nga ana e ndjekësve përbri kësaj fotografie kanë qenë të shumta, duke iu uruar dyshes për gjestin e bërë.

Përndryshe, përpara fëmijëve jetimë sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ka folur edhe i madhi Mirush Kabashi. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Exit mobile version