Luana dhe Marina janë motrat më të famshme shqiptare të momentit.
Bukuroshet që shfaqen më rrallë së bashku, po shijojnë jetën private të tyre.
Marina e cila pritet të martohet në shtator tash po gjen kohë të shijojë më shumë momente me motrën e saj Luanën, e cila nuk ka pranuar se ka ndërruar status ndonëse përflitet vazhdimisht për lidhje të saj romantike.
Tash ato vijnë në pozë të përbashkët duke treguar se janë prej femrave më të bukura shqiptare.
Luana ndryshe po shijon turneun e saj veror me koncerte në të gjitha qytetet shqiptare. /Telegrafi/